Sekretariati i Etikës përjashtoi Bardhin e Balliun dhe amnistoi Ballën, Gjekmarkaj: Po përdoret për të goditur…
Deputeti i PD dhe nënkryetari i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj, ka reaguar pas vendimit të Sekretariatit të Etikës për të përjashtuar për 10 ditë nga punimet e Kuvendit deputetët e opozitës Gazment Bardhi dhe Klevis Balliu, ndërsa sipas tij është “amnistuar” deputeti socialist Taulant Balla. Në një deklaratë për mediat, Gjekmarkaj tha se vendimi tregon se Komisioni i Etikës nuk funksionon më si një mekanizëm për mbrojtjen e etikës parlamentare, por si një instrument politik për të goditur opozitën. Sipas tij, komisioni i drejtuar nga Ulsi Manja ka zgjedhur të ndëshkojë deputetët e opozitës, ndërsa ka heshtur përballë asaj që ai e cilësoi si një nga fyerjet më të rënda të dëgjuara në sallën e Kuvendit. Gjekmarkaj u ndal te debati mes Ballës dhe deputetes demokrate...
Burimi:
sot.com.al