Seanca për Veliajn, avokati Ndreca nuk u paraqit pasi ishte në gjyq tjetër, gjobitet me 50 mijë lekë
Seanca gjyqësore për dosjen e SPAK ndaj Erion Veliajt është zhvilluar sot në GJKKO, por mungesa e avokatit të tij, Plarent Ndreca, ka sjellë shtyrjen e procesit. Ndreca nuk u paraqit në sallën e gjyqit, pasi kishte një tjetër çështje gjyqësore në Gjykatën Civile të Tiranës. Për këtë arsye, ai kishte depozituar kërkesë për shtyrjen e seancës, duke argumentuar se ishte në pamundësi objektive për të marrë pjesë. Gazetarja Anila Hoxha raporton se gjykata vendosi t’i vendosë avokatit Plarent Ndreca një gjobë prej 50 mijë lekësh, duke vlerësuar se në seancën e kaluar ai nuk kishte ngritur pretendime për datën e seancës së sotme dhe se sjellja e tij është bërë shkak për shtyrjen e procesit. Në vijim të seancës, GJKKO caktoi edhe një mbrojtës...
Burimi:
sot.com.al