Seanca në GJKKO/ Meta kërkon daljen nga ‘kafazi’ i xhamtë, Kryemadhi mohon akuzat dhe sfidon SPAK
Ka nisur këtë të mërkurë në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) seanca e radhës gjyqësore ndaj ish-presidentit Ilir Meta dhe deputetes Monika Kryemadhi. Në fillim të seancës, Ilir Meta i paraqiti gjykatës një kërkesë me shkrim për të qëndruar jashtë kafazit të xhamit gjatë zhvillimit të procesit gjyqësor. Megjithatë, trupa gjykuese e rrëzoi kërkesën, duke argumentuar se çështja është shqyrtuar më herët dhe ka marrë një vendim përfundimtar. Monika Kryemadhi hodhi poshtë akuzat e ngritura ndaj saj gjatë seancës në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), duke deklaruar se nuk ka ushtruar asnjë ndikim politik në favor të biznesmenit Adrian Shatku dhe se të gjitha komunikimet kanë ndjekur rrugët zyrtare. Gjatë mbrojtjes së saj, Kryemadhi sfidoi...
Burimi:
gijotina.com