Seanca gjyqësore ndaj Metës nis me debate, avokati kërkon praninë e kamerave. Gjyqtarja: Nuk është miting

Seanca gjyqësore ndaj Metës nis me debate, avokati kërkon praninë e kamerave. Gjyqtarja: Nuk është miting

Seanca gjyqësore ndaj ish-presidentit Ilir Meta dhe të pandehurve të tjerë është shoqëruar me tensione dhe debate që në nisje të saj. Gazetarja Anila Hoxha, e pranishme në sallë, raportoi se avokati i kreut të Partisë së Lirisë kërkoi që procesi të zhvillohej me dyer të hapura për mediat dhe të transmetohej “live”. Kërkesa u refuzua nga gjykata, e cila argumentoi se seanca është publike, por nuk mund të kthehet në një aktivitet politik. “Ky nuk është miting,” u shpreh gjykata gjatë debatit në sallë. Në diskutim ndërhynë edhe Klevis Balliu dhe Tedi Blushi, të cilët deklaruan se jashtë sallës ndodheshin qytetarë dhe mbështetës që kërkonin të ndiqnin seancën, por nuk po lejoheshin të hynin. Diskutime në sallë: Gjykata: Në momentin kur konstatohet se kanë...