Seanca e radhës për dosjen “Sterilizimi”, ish-ministri Beqaj del nga kafazi i xhamtë

Seanca e radhës për dosjen “Sterilizimi”, ish-ministri Beqaj del nga kafazi i xhamtë

Në GJKKO po zhvillohet seanca e radhës për dosjen “Sterilizimi”. Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka dalë sot për herë të parë nga kafazi i xhamtë dhe shfaqet krah avokatit të tij, raporton Anila Hoxha. Kërkesa u pranua në seancën e shkuar në GJKKO. Përmes avokatit Beqaj kërkon pushimin e çështjes, ose pezullimin e saj dhe dërgimin për interpretim në Kushtetuese. “Beqaj nuk mund të merret i pandehur për akuza që nuk janë formësuar në formën e kërkuar nga ligji. Kërkojmë kontroll incidencial kushtetues. Kërkojmë pushin të menjëhershëm të çështjes, pezullim të gjykimit dhe dërgim në Kushtetuese”, tha avokati. Top Channel