‘SASPAC’/ Ish-ministri Beqaj kërkon gjykim të shkurtuar, nëse dosja kalon për gjykim
Ilir Beqaj TIRANË-Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ka kërkuar gjykim të shkurtuar në lidhje me çështjen për abuzimin me fondet e Agjencisë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC). Konkretisht Beqaj ka kërkuar nëpërmjet fjalës së tij para GJKKO që çështja penale të pushohet, ose në të kundërt dokumentet t’i kthehen SPAK-ut për përfundimin e hetimit. Në rast se dosja i transferohet gjykatës, ish-ministri ka kërkuar gjykim me procedurë të përshpejtuar. Beqaj ndodhet në burg që prej 4 korrikut të 2024 për abuzimin me fondet e Agjencisë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC). Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka ngritur dyshime se ish-ministri Beqaj si drejtues i SASPAC, ka abuzuar me të paktën 8 procedura prokurimi nga agjencia...
Burimi:
zeri.ai