Sallam, djathë dhe fruta të thata, AKU bllokon mbi 2.4 ton produkte në Tiranë
pamjet nga bllokimi i produkteve TIRANË-Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar 2.4 ton produkte pas kontrolleve në tregun Agro-Ushqimor. AKU ka kryer kontrolle në 5 subjekte të planifikuara për inspektim, ku si rezultat u bllokuan: 197.5 kg produkte të pasigurta (djathë kaçkavall dhe fruta të thata) dhe 2214.2 kg produkte pa etiketë ose me etiketim të parregullt (sallam dhe fruta të thata). Njofimi i AKU: Kontrolle në Tregun Agro-Ushqimor, Tiranë – Bllokohen mbi 2.4 ton produkte Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU), pas një denoncimi të ardhur në adresën zyrtare dhe në zbatim të legjislacionit në fuqi, zhvilloi kontrolle në subjektet që tregtojnë produkte ushqimore me origjinë shtazore në Tregun Agro-Ushqimor, Tiranë. Nga 14 subjekte të planifikuara për inspektim, në 5 prej tyre u krye kontroll i...
Burimi:
zeri.ai