“Salillari” bllokon kanalet kulluese, përmbyten 5 shtëpi në Elbasan

“Salillari” bllokon kanalet kulluese, përmbyten 5 shtëpi në Elbasan

Reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë vendin prej ditës së djeshme, kanë shkaktuar përmbytje edhe në qytetin e Elbasanit. Sipas raportimeve, janë përmbytur 5 banesa në zonën e Uzines 12 të ish-Kombinatit Metalurgjik, për shkak të bllokimit të kanalit kullues nga punimet që po kryen firma “Salillari” në kuadër të Koridorit 8. Sakaq edhe në bashkinë Belsh, si pasojë e reshjeve të dendura, rrezikojnë të përmbyten disa shtëpi. Në bashkinë Cërrik, në Njësinë Administrative Shalës, disa banesa rrezikohen si pasojë e bllokimit të një kanali kullues dhe prurjeve të mëdha të ujit. Në Njësinë Administrative Gjergjan dhe në vijim në fushën e Muriqanit, raportohet përmbytje e tokave bujqësore si pasojë e bllokimit të kanalit KK3. Për situatën është njoftuar Drejtoria e Ujitjes dhe...