Sali Berisha, paraqitet në SPAK/ Zbardhet arsyeja

Sali Berisha, paraqitet në SPAK/ Zbardhet arsyeja

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është paraqitur këtë të hënë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), në zbatim të masës së sigurisë të caktuar nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO). Paraqitja e tij lidhet me hetimet që po zhvillohen në kuadër të dosjes së ish-kompleksit sportiv “Partizani”, çështje për të cilën Berisha është marrë i pandehur. Sipas vendimit të GJKKO-së, ai është i detyruar të paraqitet periodikisht pranë SPAK, në përputhje me masën e sigurisë të vendosur ndaj tij.