“Sali Berisha i ka humbur zgjedhjet”/ Statuti i PD, analisti: Atë parti, e ka bërë për veten dhe familjen e vet
Analisti Martin Leka thotë se Sali Berisha ka shkelur statutin e PD, pasi humbësi në zgjedhjet parlamentare, nuk mund të garojë për kreun e partisë. Në një intervistë televizive, Leka u shpreh se në PD nuk do të ketë zgjedhje, pasi kanditeti i vetëm është Berisha. Leka shtoi se Berisha e ka bërë PD, një parti për veten dhe familjen e tij. “Unë do thoja që vetëm zgjedhje nuk ka në PD. Zgjedhje nuk mund të jenë, do zhvillohet miting i madh, ku do emërohet siç dihet, Sali Berisha, kryetar i PD. Zgjedhjet, që të ishin demokratike, duhet të kishin alternativa. Alternativat e mundshme u skualifikuan, zgjedhje nuk mund të ketë. Për gjyqësorin, duhet të ishte reflektim. Zgjedhjet nuk duhet të zhvilloheshin, sepse kanë statut...
Burimi:
sot.com.al