Rrugë të bllokuara, ura të dëmtuara dhe banesa në rrezik, ja si paraqitet situata në Bashkinë Kukës pas reshjeve të dendura të shiut

Rrugë të bllokuara, ura të dëmtuara dhe banesa në rrezik, ja si paraqitet situata në Bashkinë Kukës pas reshjeve të dendura të shiut

Reshjet e shiut kanë krijuar problematika në disa njësi administrative të Bashkisë së Kukësit. Sipas autoriteteve rrugë të bllokuara ka në 4 njësi Administrative: Zapod, Shishtavec, Topojan dhe Malzi. Ndërkohë nga reshjet janë dëmtuar edhe disa ura, konkretisht ura e fshatit Orgjoc dhe ura në lagjen Drazh të njësisë administrative Bushtricë. Moti i keq ka sjellë preobleme në banesa të disa qytetarëve. Në fshatin Malqene të njësisë Ujmisht rrezikohet banesa e shtetasit Istref Hoxha nga rrëshqitja e një shpati, në njësinë Surroj si rezultat i erës së fort gjatë mbrëmjes së djeshme është zbuluar dhe dëmtuar banesa e shtetasit Riza Lusha. Ndërsa në Njësinë Administrative Bujan, në fshatin Gri, është evidentuar një rast problematik në një familje me 4 anëtarë. Sipas raportimeve, sa herë që...