Burimi:
zeri.ai
Foto © zeri.ai
Rruga e Kombit nën ngrica dhe aksidente: Përse nuk u tregua kujdes nga mirëmbajtësi?
Rruga e Kombit TIRANË-Me ardhjen e motit të ri, temperaturat ranë ndjeshëm. Veçanërisht në zonat veriore. Edhe në Kosovën fqinje dhe Maqedoni të Veriut ngricat mbuluan rrugët. Atje, menjëherë entet përgjegjëse të mirëmbajtjes së rrugëve, u vunë në punë për të hedhur kripë, që të shkrinin akujt dhe t'i ruanin segmentet e kalueshme. Dimri kërkon kujdes dhe mirëmbajtësit e përgjegjshëm të rrugëve në dimër nuk u besojnë rastësive dhe nuk presin: ata rrinë vigjilent dhe në gatishmëri të ndërhyrjeve që parandalojnë bllokime të qarkullimit dhe aksidente. Po në Shqipëri? Përgjigjja më ilustruese erdhi sot nga Rruga e Kombit. Më shumë se sa 10 aksidente, mes tyre edhe një ambulancë, në një ditë me fluks dhe ngrica të pritshme sipas parashikimeve të motit, u përfshinë në...