Rrogozhina drejt zgjedhjeve të parakohshme, Gjykata e Lartë vulos dënimin e Edison Memollës, ish-kryebashkiaku mbetet..

Rrogozhina drejt zgjedhjeve të parakohshme, Gjykata e Lartë vulos dënimin e Edison Memollës, ish-kryebashkiaku mbetet..

Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e ish-kryebashkiakut të Rrogozhinës, Edison Memolla, duke lënë në fuqi vendimin e Apelit të Posaçëm që e dënoi me 1 vit burg për korrupsion në zgjedhje. Vendimi u mor nga trupa gjykuese e përbërë nga Genti Shala, Ilir Panda dhe Albana Boksi. Memolla, i cili ndodhet aktualisht në burgun e Rrogozhinës, u shpall fajtor nga dy shkallë gjykimi. Ai u vetëdorëzua në polici pas vendimit të Gjykatës së Posaçme të Apelit më 9 shkurt 2026 dhe më pas u transferua në institucionin e vuajtjes së dënimit. Hetimet ndaj tij nisën pas publikimit të një audio-përgjimi, ku Memolla, në atë kohë kandidat për kryetar bashkie, dëgjohej duke ndërhyrë tek një punonjës i OSHEE-së për të mos i ndërprerë energjinë elektrike...