Rritje” pa mirëqenie
Rritje” pa mirëqenie Në letër, Shqipëria duket më e pasur se kurrë. Të ardhurat për frymë janë rritur me ritme të shpejta, vendi ka lënë pas disa fqinjë të rajonit dhe tabelat ndërkombëtare japin pamjen e një ekonomie që po lulëzon. Por jashtë tabelave, realiteti është më i ashpër: qytetarët po përballen me kosto gjithnjë e më të larta jetese, strehim të papërballueshëm dhe një rrezik varfërie që mbetet ndër më të lartët në Europë. Një analizë e fundit e platformës ndërkombëtare HelloSafe për vendet më të pasura në vitin 2026 tregoi edhe një herë se renditjet ekonomike mund të jenë mashtruese kur lexohen të shkëputura nga jeta e përditshme. Të ardhurat për frymë tregojnë sa prodhon mesatarisht një ekonomi, por jo sa mirë jetojnë...
Burimi:
sot.com.al