Rritja e çmimit të biletave në urbanet e Bashkisë së Kamzës, Autoriteti i Konkurrencës nis hetim paraprak për ‘Shpresa.al’

Rritja e çmimit të biletave në urbanet e Bashkisë së Kamzës, Autoriteti i Konkurrencës nis hetim paraprak për ‘Shpresa.al’

foto ilustruese TIRANË- Autoriteti i Konkurrencës ka vendosur hapjen e procedurës së hetimit paraprak ndaj kompanisë SHPRESA – AL SHPK. Përmes një njoftimi publik, mësohet se hetimi ka nisur pas rritjes së çmimit të biiletës në transportin publik të linjave "Kamëz – Tiranë – Kamëz" dhe "Paskuqan – Babrru – Tiranë". Sipas njoftimit, vlerësimi paraprak, mungojnë analiza ekonomike dhe financiare që të justifikojnë rritjen e tarifave. Kompania SHPRESA – AL SHPK, e administruar nga Lush Osmani, rezulton operatori i vetëm i licencuar, duke zotëruar pozitë dominuese në treg. Në Bashkinë e Kamëz ka rreth 10 linja urbani.  Njoftimi: Autoriteti i Konkurrencës hap hetim paraprak në transportin urban në Kamëz Pas ankesave dhe shqetësimeve publike për rritjen e çmimeve të biletave dhe aboneve, Autoriteti i Konkurrencës ka vendosur hapjen e hetimit paraprak ndaj...