Rritet kosto, hekurudha Tiranë-Durrës “gllabëron” 15.7 milionë euro!
Rritet kosto, hekurudha Tiranë-Durrës “gllabëron” 15.7 milionë euro! Hekurudha Shqiptare ka hapur një tender me vlerë 1.5 miliardë lekë (rreth 15.7 milionë euro) për realizimin e projektit të linjës hekurudhore që lidh Terminalin e Transportit Publik me Stacionin Qendror të Trenit në Tiranë. Kontrata, e tipit “çelësa në dorë”, përfshin një zgjatim prej 4 km të linjës ekzistuese Durrës–Tiranë dhe synon të integrojë transportin urban me rrjetin hekurudhor kombëtar. Tenderi përfshin edhe ndërtimin e dy ndalesave të ndërmjetme, Tirana 1 dhe Tirana 2, që synojnë maksimizimin e aksesit dhe lidhjes me rrjetet lokale të transportit publik. Një pjesë tjetër e projektit është përfundimi i punimeve të mbetura për urën mbi Unazën e Tiranës, e cila do të shtrihet mbi hapësirën prej 71 metrash. Sipas dokumenteve...
Burimi:
sot.com.al