Rriten ndjeshëm prurjet në HEC-in e Fierzës, nisin shkarkimet
Reshjet e dendura të ditëve të fundit kanë sjellë rritje të ndjeshme të prurjeve në Hidrocentrali i Fierzës, duke detyruar autoritetet të nisin shkarkimet me rreth 1000 metër kub ujë në sekondë. Aktualisht, niveli i ujit në liqen ndodhet në kuotën 294 metër, vetëm 2 metër larg kapacitetit maksimal prej 296 metrash në basenin më të madh ujor të vendit. Sipas burimeve nga HEC-i i Fierzës, reshjet kanë shtuar prurjet deri në 500 metër kub në sekondë. Hidrocentrali më i madh në vend po operon me kapacitet maksimal në prodhimin e energjisë elektrike. Ndërkohë, edhe në Kukës niveli i ujit ka arritur dukshëm pranë kufirit maksimal, duke rritur shqetësimet për menaxhimin e situatës në ditët në vijim. Një tjetër problematikë që shfaqet sa herë rritet...
Burimi:
kohajone.com