Rriten çmimet referuese për zhdoganimin e automjeteve të përdorura

Rriten çmimet referuese për zhdoganimin e automjeteve të përdorura

Automjetet e përdorura të importuara nga vende të ndryshme, si Koreja, Kina apo Europa do të zhdoganohen me çmime të reja reference. Udhëzimi i Ministrisë së Financave, i botuar në Fletoren Zyrtare, “Për vlerësimin e mallrave për qëllime doganore”, tashmë në fuqi, sjell dhe një rritje të ndjeshme të çmimeve referuese për zhdoganimin e automjeteve. Për autoveturat, rritja e çmimeve minimale prek të gjitha kategoritë e cilindratave. Për çdo kategori është përcaktuar një vlerë minimale nën të cilën automjeti nuk mund të zhdoganohet, pavarësisht çmimit të deklaruar nga importuesi. Po ashtu, janë rritur kufijtë minimalë edhe për kamionçinat, furgonat dhe kamionët, në varësi të kapacitetit mbajtës. “Vlerësimi i automjeteve me vit prodhimi para vitit të fundit të publikuar në këto buletine dhe site nuk mund...