Rrezikoi të mbytej në det pas defektit teknik që pësoi mjeti lundrues, shpëtohet 46-vjeçari
Policia Kufitare i ka shkuar në ndihmë një shtetasi që kishte mbetur në det për shkak të një defekti në mjetin lundrues dhe rrezikonte të mbytej. Menjëherëpas marrjes së njoftimit për një mjet lundrues që kishte pësuar defekt dhe ndodhej në vështirësi në hapësirën ujore, shërbimet e Policisë Kufitare organizuan dhe zhvilluan operacionin për lokalizimin dhe dhënien e ndihmës. Në operacion u angazhuan mjetet lundruese të Policisë Kufitare, si dhe operatorë turistikë të zonës, të cilët kontribuuan në kërkimin e mjetit, pasi fillimisht nuk dihej vendndodhja e tij. Pas kërkimeve, shërbimet e Policisë Kufitare lokalizuan mjetin lundrues në thellësi të lumit Buna, rreth 17 milje nga grykëderdhja. Nga verifikimet rezultoi se mjeti lundrues (skaf tip “Morea”) drejtohej nga 46 vjeçari, A.B., banues në...
Burimi:
ntv.al