Rrezikoi sigurinë e pushuesve me motor uji, gjobitet me 530 mijë lekë drejtuesi
Policia Kufitare ka bllokuar një motorr uji në Sarandë dhe ka gjobitur drejtuesin tij me 530 mijë lekë pasi u konstatua se kishte hyrë në perimetrin e sigurisë të pushuesve dhe nuk dispononte dokumentacionin e detyrueshëm në bord. Gjatë kontrolleve në vijën bregdetare, efektivët konstatuan mjetin duke lundruar në zonën ku po laheshin pushuesit. Nga verifikimet rezultoi gjithashtu se mjeti nuk ishte regjistruar brenda afateve të parashikuara nga ligji. Pas përfundimit të procedurave administrative, mjeti u shoqërua dhe u bllokua në portin e Sarandës, ndërsa ndaj drejtuesit u vendosën gjoba në vlerën totale 530 mijë lekë të rinj. Njoftimi i plotë i Policisë Kufitare “Shkeli perimetrin e sigurisë dhe nuk dispononte dokumentacionin e detyrueshëm në bord, Policia Kufitare bllokon mjetin lundrues dhe ndëshkon poseduesin me masë administrative 530.000 lekë...
Burimi:
opinion.al