Rrezik për rënie të ortekëve, autoritetet thirrje qytetarëve që kërkojnë të lëvizin në Qafë Thore
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar këtë mbrëmje se qarkullimi në Qafë Thore është aktualisht i hapur, por vijon puna për pastrimin e borës që po bie, si dhe monitorimi i vazhdueshëm i situatës për shkak të rrezikut të mundshëm nga ortekët. Mjetet që kanë nevojë të lëvizin, këshillohen të qarkullojnë tani, me qëllim shmangien e lëvizjeve gjatë orëve të vona të natës. Reshjet e borës po vazhdojnë dhe, nëse shtohen gjatë natës, ekziston rreziku i riaktivizimit të ortekëve. Kontraktori i mirëmbajtjes është në terren me mjete dhe punëtorë në gatishmëri për çdo situatë. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv