Rrezik i lartë nga zjarret/ IGJEUM, paralajmëron: Sot dhe nesër, rrezik për flakët në disa qarqe të vendit

Rrezik i lartë nga zjarret/ IGJEUM, paralajmëron: Sot dhe nesër, rrezik për flakët në disa qarqe të vendit

Temperaturat e larta kanë rritur ndjeshëm rrezikun e zjarreve në vend. Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit (IGJEUM) ka paralajmëruar se gjatë kësaj të marte dhe të mërkure, në pjesën më të madhe të Shqipërisë pritet rrezik i lartë për shpërthimin dhe përhapjen e zjarreve. Sipas IGJEUM, moti do të karakterizohet nga temperatura të larta, ndërsa era do të fryjë e lehtë deri mesatare, kushte që favorizojnë përhapjen e flakëve në zonat me bimësi të thatë. Rreziku më i lartë është parashikuar në 9 qarqe të vendit, ku autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr. Sot pasdite (e martë, dt. 04) dhe nesër (e mërkurë, dt. 05) pritet nivel rrezik “I LARTË” në qarqet Lezhë, Durrës, Tiranë,...