“Rrëmbim i pushtetit vendor nga Edi Rama”/ Reforma territoriale, Xhixho: Projekt korruptiv, do shpopullimin
Partia e Lirisë kundërshton projektligjin e Reformës Administrativo-Territoriale, ku propozohet reduktimi i numrit të bashkive nga 61 në 46. Zv/Presidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho e quan ‘projekt korruptiv i rrëmbimit të pushtetit vendor nga Edi Rama dhe rilindja’. Në një deklaratë për median nga selia e PL-së, Xhixho tha se ky projekt mbështetet në tre shtylla korrupsioni, pastrimi parave dhe betonizimi. Xhixho rendit problematikat e draftit socialist. Ndryshe nga ky projekt, opozita propozon një reformë që i shërben direkt qytetarit, duke e vënë ate në qendër te kesaj reforme: krijimin e 100 bashkive, për t’i afruar institucionet me qytetarët dhe propozon referendum. Shqipëria ka nevojë per te luftuar shpopullimin duke forcuar pushtetin vendor , më shume demokraci vendore, me shume pjesemarrje te qytetarë...
Burimi:
sot.com.al