‘Rikthehet’ IKMT, aksion në Radhimë dhe Orikum për prishjen e 5 objekteve, banorët kundërshtojnë
radhime VLORË- Mëngjesin e kësaj të premteje, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT), i shoqëruar nga Policia dhe FNSH, ka mbërritur për të ndërhyrë në prishjen e disa objekteve në Radhimë dhe Orikum. Sipas informacioneve paraprake, mes kundërshtimeve të banorëve, pritet të shemben pesë ndërtime: katër banesa dhe një restorant. Banorëve u është dhënë afat dy orë për të liruar objektet që do të prishen. Mësohet se aksioni për shembje po zhvillohet në kuadër të projektit të Lungomares në zonë. Aksioni i IKMT vijon që prej verës së vitit të kaluar. Lirimi hapësirave publike ka nisur në fillim të muajit korrik, pothuajse në të gjithë vendin me urdhër të kryeministrit Edi Rama. Fenomeni “tokë e xanun”, sipas Ramës, nuk do të ekzistojnë më. Bizneseve iu...
Burimi:
zeri.ai