Riformatimi i Policisë së Shtetit, hapet gara për ndryshimin e tre drejtuesve të departamenteve, priten lëvizje edhe…
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, duket se do të vijojë punën për riformatimin dhe ristrukturimin e plotë të institucionit. Mësohet se Hita ka hapur garën për tre departamente kyçe në Policinë e Shtetit: Policinë Kriminale, Marrëdhëniet Ndërkombëtare dhe Kufirin e Migracionin. Sipas A2 CNN, ndryshimet pritet të prekin edhe drejtuesit e disa qarqeve, në kuadër të riorganizimit të strukturave policore. Mes emrave më të përfolur janë Ervin Hodaj për drejtimin e Policisë Kriminale dhe Idajet Faskaj për Departamentin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare. Mësohet se kryepolici pritet të bëjë ndryshime në Departamentin e Policisë Kriminale, i cili konsiderohet si një nga strukturat më të rëndësishme të Policisë së Shtetit dhe drejtohet prej afro katër vitesh nga Neritan Nallbati. Sipas burimeve, pikërisht Ervin Hodaj...
Burimi:
sot.com.al