Burimi:
zeri.ai
Foto © zeri.ai
Rezolutë e Shoqatës së Gjyqtarëve për KLGj: Mbingarkesë dosjesh, janë kaluar kufinjtë, mungon siguria në gjykata
FOTO ILUSTRUESE TIRANË- Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë ka ngritur shqetësime serioze lidhur me ngarkesën e lartë të çështjeve penale me të cilat po përballen gjykatat në vend. Përmes një rezolute zyrtare drejtuar Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ), Shoqata thekson se gjyqtarët e Gjykatës së Shkallës së Parë, Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë, si dhe të gjykatave administrative, prej më shumë se 7 vitesh po përballen me një mbingarkesë të vazhdueshme të çështjeve. Në rezolutën e bërë publike thuhet se mbingarkesa ka çuar në zgjatjen e proceseve gjyqësore dhe zvarritjen e çështjeve. Sipas Shoqatës, kjo situatë ka sjellë cenim të parimit të gjykimit brenda afateve të arsyeshme, ulje të efikasitetit dhe eficiencës, si dhe rënie të besimit të qytetarëve...