Rezistenca qytetare sot në ditën e 68-të/ Protestuesit sërish në shesh, të vendosur deri në dorëheqjen e Ramës
Protesta qytetare sot futet në ditën e 68 të saj. Për më shumë se dy muaj, qytetarë të shumtë në numër mblidhen në Sheshin Skënderbej dhe më pas marshojnë drejt Kryeministrisë. Kërkesa kryesore e protestuesve mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama dhe e qeverisë së tij. Protesta nisi fillimisht si një reagim kundër një projekti turistik në Zvërnec, por me kalimin e javëve ajo u shndërrua në një lëvizje më të gjerë qytetare, me fokus kundërshtimin e korrupsionit dhe kërkesat për ndryshim në qeverisje. Edhe pse kanë kaluar dy muaj qytetarët nuk ndalen, por çdo ditë dalin dhe shprehen të vendosur se nuk do të largohen deri në dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Burimi:
sot.com.al