“Reuters” për fondet e koncertit të Kanye West: Rama mbron 4 milionë eurot, ndërsa protestat për dorëheqjen vazhdojnë
Vendimi i qeverisë shqiptare për të financuar me 4 milionë euro koncertin e Kanye West në Tiranë ka tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare. Agjencia prestigjioze e lajmeve “Reuters” raporton se kryeministri Edi Rama ka mbrojtur këtë shpenzim, ndërsa përballet me kritika të forta publike dhe protesta të përditshme. Sipas “Reuters”, Rama deklaroi se fondi u miratua në momentet e fundit për të shmangur anulimin e eventit dhe dëmtimin e imazhit të Shqipërisë përballë mijëra vizitorëve që kishin blerë bileta për koncertin. “Ne akorduam 4 milionë euro në minutën e fundit për të shmangur turpërimin e Shqipërisë përballë afro 25 mijë vizitorëve nga 80 vende të botës”, citohet të ketë thënë Rama. Kryeministri shqiptar argumentoi se koncerti do të ketë ndikim ekonomik, duke pretenduar se aktiviteti...
Burimi:
gijotina.com