Burimi:
zeri.ai
Foto © zeri.ai
Reshjet “mbërrijnë” edhe në Berat, uji “mësyn” në disa zona: Përmbyten 15 banesa në Dimal, evakuohen 6 familje
berat BERAT- Qarku i Beratit gjithashtu është përfshirë nga reshjet e shumta të shiut e për pasojë duke sjellë përmbytje dhe dëme të konsiderueshme. Disa nga zonat më të prekura janë janë Dimali dhe Kuçova. Bëhet me dije se në Bashkinë Dimal, përmbytjet kanë përfshirë rreth 15 banesa, ku deri më tani janë evakuuar 6 familje. Po ashtu, raportohen edhe përmbytje në tokat bujqësore. Ndërkohë, në bashkinë Kuçovë, lumi Osum ka dalë nga shtrati në fshatin Tapi, duke përmbytur sipërfaqe të mëdha toke, rreth 95 hektarë tokë bujqësore janë plotësisht nën ujë. Si rezultat i motit të keq dhe reshjeve shumë zona në të gjithë qarkun janë pa energji elektrike. Autoritetet janë në ndjekje të vazhdueshme të situatës dhe po koordinojnë veprimet për menaxhimin e emergjencës./ZËRI