Reshjet e shiut me intensitet të lartë në të gjithë vendin, IGJEUM paralajmëron përmbytje, ja zonat më të rrezikuara

Reshjet e shiut me intensitet të lartë në të gjithë vendin, IGJEUM paralajmëron përmbytje, ja zonat më të rrezikuara

Pasditja e sotme dhe dita e nesërme pritet të shoqërohen me reshje të shumta shiu dhe dy qarqet më të rrezikuara janë Shkodra dhe Kukësi. Instituti i Gjeoshkencës ka bërë të ditur se reshjet intensive do të sjellin rritje të prurjeve në nivelet e disa lumenjve në veri dhe jug të vendit. Parashikimi i motit Sot pasdite (e shtunë, dt. 03) dhe  nesër (e diel, dt. 04) do të ketë reshje me intensitet të lartë kryesisht në veri dhe jug të vendit. Në qarqet Shkodër dhe Kukës mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave. Në zonat urbane, në këto qarqe mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara, në varësi të gjendjes së kanalizimeve. Sipas llogaritjeve të...