Reshjet e dendura të shiut, situata në Gjirokastër kritike, përmbyten banesa e biznese. Uji merr para makinat

Reshjet e dendura të shiut, situata në Gjirokastër kritike, përmbyten banesa e biznese. Uji merr para makinat

Situata në Gjirokastër paraqitet kritike si pasojë e reshjeve të dendura të shiut. Përroi i Ficos ka dalë nga shtrati, duke shkaktuar përmbytje të mëdha në disa zona të qytetit. Ujërat e rrëmbyeshëm kanë vërshuar në rrugë, duke marrë përpara automjete dhe duke përmbytur banesa e biznese. Lagjja Varrosh është ndër zonat më të prekura, ku rrjedha e përroit të Ficos ka marrë përpara një automjet të parkuar pranë zonës muzeale, shumë afër shtëpisë së shkrimtarit Ismail Kadare. Përmbytje të rënda janë regjistruar edhe në lagjen e poshtme “18 Shtatori”, ku rreth 50 biznese janë përmbytur, si dhe disa banesa.situata është përkeqësuar nga dalja nga shtrati e përroit të Çullos dhe e përrenjve të tjerë malorë, të cilët kanë shkaktuar vërshime të fuqishme në rrugët...