Burimi:
top-channel.tv
Foto © top-channel.tv
Reshjet e dëborës në Qarkun e Shkodrës, Prefektura: Qarkullimi vijon normalisht, po monitorojmë situatën
Reshjet e dëborës kanë nisur në disa zona malore të Qarkut Shkodër, ndërsa në zonat e ulëta vijojnë reshjet e shiut. Prefekti i Qarkut Shkodër bën me dije se strukturat operacionale janë në terren dhe po monitorojnë situatën, ndërsa autoritetet lokale raportojnë se qarkullimi në akset kryesore rrugore vijon normalisht, pavarësisht prezencës së ngricave dhe trashësisë së dëborës në disa zona. KOMUNIKATË PËR MEDIAT Prefekti i Qarkut Shkodër informon opinionin publik se, sipas të dhënave të siguruara nga strukturat operacionale në terren, në territorin e qarkut kanë nisur reshjet e dëborës, kryesisht në zonat malore, ndërsa në zonat e ulëta vijojnë reshjet e shiut. Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër •Në zonat me fluks të lartë lëvizjeje dhe në akset rrugore ku ka prezencë dëbore dhe...