Reshjet e borës përfshijnë Kukësin, dëme në infrastrukturë dhe zona të izoluara

Reshjet e borës përfshijnë Kukësin, dëme në infrastrukturë dhe zona të izoluara

Pas 48 orësh reshje intensive shiu, territori i Kukësit është përfshirë nga reshjet e borës. Gjatë orëve të para të mëngjesit, qyteti i Kukësit është zgjuar i zbardhur, ndërsa temperaturat kanë zbritur nën 0 gradë Celsius.Bora ka krijuar shtresën e parë në qytet, pa shkaktuar probleme serioze në qarkullim. Reshjet e borës janë më të dendura në zonat e thella malore, si Valbona dhe Shishtaveci, ku trashësia e borës ka kaluar mbi 10 centimetra. Ndërkohë, reshjet e mëparshme të shiut kanë sjellë vërshime ujërash dhe dalje të përrenjve e lumenjve nga shtrati, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në infrastrukturën rrugore dhe duke izoluar qindra banorë. Sipas të dhënave zyrtare nga Bashkia Kukës, rrugë të bllokuara raportohen në njësitë administrative Zapod, Shishtavec, Topojan dhe Malzi. Janë...