RENEA “zbarkon” në Vlorë! Dhjetëra efektivë, aksion blic në zonën e Ujit të Ftohtë, lëshohen disa urdhërarreste

RENEA “zbarkon” në Vlorë! Dhjetëra efektivë, aksion blic në zonën e Ujit të Ftohtë, lëshohen disa urdhërarreste

Pas aksionit për arrestimin e Flodian Plakut, i njohur si Pole Qorri, në Orikum të Vlorës dhe sekuestrimit të telefonit të tij, hetimet kanë vijuar nga ana e SPAK prej disa kohësh. Burime nga policia e Vlorës bëjnë me dije se prej kohësh eksponentë të dyshuar kriminalë janë mbajtur nën vëzhgim duke ndërhyrë ditën e sotme në zonën e Ujit të Ftohtë ku është rrethuar një perimetër i gjerë i sigurisë. Aksioni është bërë nga forcat RENEA dhe SPAK dhe më pas është lajmëruar policia e Vlorës, ndërsa për mbështetje është edhe Byroja Kombëtare e Hetimit. RENEA ka bllokuar Unazën e Vlorës, rrugën paralele me lungomaren. Prej orëve të para të mëngjesit, ka qenë në monitorim të zonës me dron. Rreth 40 efektivë janë ende...