RENEA ‘zbarkon’ në Mirditë, nis kërkimet për Elson Reçin, personin e akuzuar nga SPAK për vrasjen e Preng Gjinit
Që prej orëve të para të mëngjesit, Policia e Shtetit dhe forcat RENEA kanë zhvilluar kontrolle të shumta në Mirditë. Aksioni erdhi pas informacioneve se në territorin shqiptar mund të ishte futur Elson Reçi, i shpallur në kërkim nga SPAK që prej 15 majit të vitit 2024. Policia ushtroi kontrolle në banesën e tij në Mirditë, si edhe në disa ambiente të tjera, por pa rezultat, pasi Reçi nuk u gjet. Më pas, nga verifikimet e kryera, rezultoi se në Shqipëri kishte hyrë vëllai i tij dhe jo vetë Elson Reçi. Elson Reçi akuzohet nga SPAK se ka siguruar kushtet dhe mjetet materiale për kryerjen e vrasjes së Preng Gjinit. Reçi është nipi i Kastriot Reçit, i cili u ekzekutua me snajper në Rrëshen më...
Burimi:
top-channel.tv