Rëndohet trafiku në aksin Fier–Kthesa e Patosit, krijohen kolona kilometrike
Fluksi i lartë i automjeteve me nisjen e muajit gusht ka sjellë rëndim të ndjeshëm të qarkullimit në aksin rrugor Fier–Kthesa e Patosit. Sipas vëzhgimeve në terren, kolonat e automjeteve që lëvizin nga drejtimi i Patosit drejt Fierit shtrihen në një gjatësi prej rreth 3.5 deri në 4 kilometra. Radha e mjeteve nis në hyrje të qytetit të Fierit dhe vijon deri pranë zonës së kthesës së Portëzës, duke shkaktuar vonesa për drejtuesit e automjeteve. Në këtë aks ndodhen shërbimet e Policisë Rrugore, të cilat po punojnë për menaxhimin e trafikut dhe lehtësimin e qarkullimit. Megjithatë, për shkak të numrit të lartë të mjeteve, situata vijon të mbetet e rënduar. Drejtuesve të automjeteve u bëhet apel të tregojnë kujdes, të respektojnë udhëzimet e Policisë Rrugore...
Burimi:
sot.com.al