REL: Shqipëria dhe Kroacia në listën serbe të vendeve të pasigurta

REL: Shqipëria dhe Kroacia në listën serbe të vendeve të pasigurta

“Do të ketë, padyshim, përkeqësim të mëtejshëm të marrëdhënieve tashmë jo shumë të mira”. Me këto fjalë, ish-diplomati kroat, Bozho Kovaçeviq, i komenton rekomandimet e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Serbisë për qytetarët e këtij vendi. Pas shpërthimit të luftës në Iran, kjo ministri lëshoi disa këshilla udhëtimi, duke u rekomanduar qytetarëve që të mos shkojnë në Lindjen e Mesme, ndërsa Kroacinë e përfshiu në listën e vendeve që duhen vizituar vetëm “në raste të nevojës ekstreme” dhe Shqipërinë “me masa paraprake shtesë”. Ministria e Punëve të Jashtme dhe Evropiane e Kroacisë tha se ky vend është “një nga më të sigurtit në Evropë”, ndërsa Tirana zyrtare nuk komentoi. “Semafori” i rekomandimeve Ministria e Jashtme e Serbisë nuk iu përgjigj pyetjeve të Radios Evropa e...