REL: Kosova shënjestër potenciale e Iranit për shkak të bazës amerikane Bondsteel

REL: Kosova shënjestër potenciale e Iranit për shkak të bazës amerikane Bondsteel

-Botuar në radion “Europa e Lirë”- Kosova shihet si një shënjestër potenciale e Iranit, për shkak të pranisë së KFOR-it dhe bazës amerikane Bondsteel, por mbetet e mbrojtur përmes ombrellës së NATO-s dhe bashkëpunimit me aleatët. Kapacitetet e reja raketore të Iranit, të demonstruara nga sulmi ndaj Diego Garcias, sugjerojnë se rrezja e goditjes mund të arrijë deri në 4000 km, duke përfshirë edhe pjesë të Evropës. Ekspertët paralajmërojnë për një kërcënim real ndaj Evropës, megjithëse mbetet e diskutueshme nëse raketat iraniane mund të depërtojnë mbrojtjen ajrore të NATO-s. Diego Garcia në Oqeanin Indian ndodhet rreth 4000 kilometra larg Iranit. Përpjekja për ta goditur me raketa ka ngritur alarmin për fuqinë raketore të këtij vendi dhe ka shtuar frikën se ai mund të synojë pjesë...