Rekrutohet si punonjëse në exchange, gruaja vjedh mijëra euro ditën e parë të punës

Rekrutohet si punonjëse në exchange, gruaja vjedh mijëra euro ditën e parë të punës

Një grua është arrestuar në Tiranë pasi dyshohet se ka përfituar nga pozicioni i saj i ri i punës për të vjedhur rreth 5 mijë euro nga një pikë këmbimi valutor. Sipas hetimeve paraprake, ajo ishte paraqitur si kandidate për punë në një biznes që merrej me transferta parash dhe këmbim valutor në zonën e “Vorrit të Bomit”. Pasi u pranua si punonjëse, ajo dyshohet se ka pritur një moment kur nuk ka qenë nën vëzhgimin e kolegëve për të marrë paratë nga arka dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. Ngjarja është zbuluar menjëherë nga pronarët e biznesit, të cilët kanë njoftuar policinë. Pas verifikimit të pamjeve të sigurisë dhe mbledhjes së provave, autoritetet kanë bërë të mundur identifikimin dhe arrestimin e...