Rekord regjistrimesh në qershor, mbi 1.1 mln automjete qarkullojnë në Shqipëri

Rekord regjistrimesh në qershor, mbi 1.1 mln automjete qarkullojnë në Shqipëri

Pas një ngadalësimi në prilll dhe në maj, të ndikuara nga situata e krijuar nga lufta në Lindjen e Mesme, regjistrimet për herë të parë të automjeteve në vend janë rritur sërish në qershor. Të dhënat e publikuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPTSHRR) bënë të ditur se në qershor u regjistruan për herë të parë 9,915 euromjete të reja, që është niveli më i lartë për këtë vit, duke iu afruar kufirit të 10 mijë automjeteve. Për të gjithë 6 mujorin, janë regjistruar për herë të parë gati 49 mijë mjete, më rritje prej 3% në krahasim me janar-qershor 2025. Ky është niveli i dytë më i lartë, pas 6 mujorit 2024, që mban rekordin historik me 50.3 mijë mjete....