Reforma Zgjedhore/ Bylykbashi: Financimi i partive të garantojë pluralizmin, jo kontrollin politik

Reforma Zgjedhore/ Bylykbashi: Financimi i partive të garantojë pluralizmin, jo kontrollin politik

Bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Zgjedhore Oerd Bylykbashi ka theksuar rëndësinë e transprarencës financiare të partive politike. Gjatë fjalës në tryezën për Reformën Zgjedhore, Bylykbashi deklaroi se transparenca financiare do të shmangte korrupsionin dhe ndikimin nga palët e treta. Sipas Bylykbashit ekspertiza ndërkombëtare dhe kontributet e shoqërisë civile do të ndihmojnë në hartimin e një kuadri më të qëndrueshëm ligjor. Ndërkohë që theksoi se funksionimi i partive politike është një çështje thelbësore kushtetuese, po aq sa edhe transparenca e financimit të tyre. “Është një çështje që dikur, rreth 25 viteve më përpara, Komisioni i Reformës Zgjedhore i asaj kohe e kishte si temë dhe në atë kohë ishte OSBE-ja që e kishte çështjen si çështje rekomandimesh, por sot nuk është vetëm OSBE-së, është gjithashtu një çështje qendrore...