Reforma Territoriale, zbardhen detaje nga drafti i PS, ja katër skenarët si mund të ndahen bashkitë e Shqipërisë
Në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, u prezantua për herë të parë edhe puna e plotë e deritanishme e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale. Prezantimi u bë nga bashkëkryetari i Komisionit të Posaçëm për Reformën Administrativo-Territoriale, Arbjan Mazniku. Skenarët U prezantuan katër skenarë reformimi, secili me vlerësim të detajuar ligjor dhe analizë përputhshmërie me Kartën Europiane të Autonomisë Vendore. Skenari 1: Konsolidimi Funksional Bashkitë e vogla bashkohen me fqinjët më të forta, qarqet mbeten si nivel koordinues. Avantazhi: zbatim i shpejtë me kosto të ulët politike dhe pa ndryshim kushtetues. Rreziku: mungon niveli strategjik ndërbashkiak dhe përputhja me kërkesat e BE-së mbetet e kufizuar. Skenari 2: Konsolidim dhe Decentralizim Bashki të mëdha në shkallën e ish-rretheve si nivel ekzekutiv kryesor, ndërsa...
Burimi:
sot.com.al