Reforma territoriale/ Sali Berisha: Raporti juaj është i paligjshëm, ne do bëjmë gjithçka që shqiptarët të ngrihen…

Reforma territoriale/ Sali Berisha: Raporti juaj është i paligjshëm, ne do bëjmë gjithçka që shqiptarët të ngrihen…

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha duke folur në foltoren e Parlamentit dje ka kërkuar vazhdimin e konsultimeve për reformën territoriale. Gjatë fjalës së tij, ai u shpreh se raporti i socialistëve është i paligjshëm, ndërsa theksoi se, demokratët do të bëjnë gjithçka që shqiptarët të ngrihen kundër pushtetit të Edi Ramës. “Të dashur qytetare dhe qytetarë, në krye të radhës, PD iu përgjigj një kërkese të prerë të Komisionit Evropian për angazhimin në komision parlamentar për reformën territoriale si një nga kushtet e pakëta të vendosura nga ky komision për progresin e Shqipërisë drejt BE. Por gjithashtu ne, përveç komisionit, kemi pasur me dhjetëra e qindra kërkesa nga qytetarët shqiptarë që të merrnim pjesë në këtë komision në mënyrë që të bënim avokatinë e...