Reforma Territoriale/ PL kundër bashkimit të Fushë Arrëzit me Pukën: Tërhiqni projektin, dëmton përfaqësimin e banorëve

Reforma Territoriale/ PL kundër bashkimit të Fushë Arrëzit me Pukën: Tërhiqni projektin, dëmton përfaqësimin e banorëve

Edhe këtë të dielë, Partia e Lirisë shprehu kundërshtitë e saj ndaj draftit të Partisë Socialiste për ndarjen e re territoriale, duke e cilësuar një projekt të dëmshëm për qytetarët. Dega e kësaj partie në Pukë e cilësoi draftin një projekt të rrezikshëm që mund të thellojë braktisjen e zonave malore. PL i bën thirrje qeverisë që të heqë dorë nga çdo nismë që nuk dëgjon zërin e banorëve dhe dëmton përfaqësimin e tyre. Sipas projektligjit të depozituar nga mazhoranca socialiste, Bashkia e Fushë Arrëzit është një nga 15 njësitë vendore që propozohet të humbasin statusin si bashki, duke u bashkuar me Pukën. Deklarata e plotë “Partia e Lirisë, Dega Pukë, denoncon me forcë çdo tentativë për shkrirjen e Bashkisë Fushë-Arrëz, një projekt që dëmton...