Reforma territoriale: Më pak kryetarë, më shumë zhvillim
Nga Dritan Shano Debati për pushtetin vendor ka ngecur tek pyetja e gabuar. Flasim për hartën, kur duhet të flasim për zhvillimin. Numërojmë bashkitë, kur duhet të matim atë që ato prodhojnë. Një bashki nuk ekziston për të administruar territorin. Ekziston për ta zhvilluar atë. Pyetja që përsëritet papushim është: a duhet Shqipëria të ketë 61 bashki, më shumë apo më pak? Dikur kishim 373. Nesër mund të kemi 91 ose 45. Pyetja nuk është sa bashki duhet të kemi. Kjo u intereson pak vetëve të përhershëm. Pyetja është çfarë duhet të jenë ato. Vetëm pasi t’i përgjigjemi kësaj, numri fillon të ketë kuptim. Gabimi ynë është më i thellë sesa mënyra si e organizojmë bashkinë. Është mënyra si e përfytyrojmë atë. E kemi përfytyruar...
Burimi:
argjiroja.net