“Reforma territoriale dështim në thelb”, Kaprata: Pushteti vendor nën kontrollin e qeverisë…

“Reforma territoriale dështim në thelb”, Kaprata: Pushteti vendor nën kontrollin e qeverisë…

Teksa komisioni për reformën territoriale punon pa transparencë, ekspertët paralajmërojnë se gabimet e vitit 2014 rrezikojnë të përsëriten, duke e thelluar më tej centralizimin e pushtetit në vend. I ftuar në një studio televizive urbanisti Gent Kaprata u shpreh se reforma territoriale e vitit 2014–2015 ishte një reformë e gabuar në thelb dhe në koncept. Sipas tij, ajo u fokusua te numri i bashkive dhe jo te ndarja reale e pushtetit, duke lënë në hije thelbin e qeverisjes territoriale. Kaprata theksoi se në vend të decentralizimit, kjo reformë ka sjellë një përqendrim të mëtejshëm të pushtetit në duart e qeverisë qendrore. Ai paralajmëroi se ky model rrezikon të kthejë vendin drejt praktikave të centralizuara të së kaluarës, ku pushteti vendor mbetet i varur nga Kryeministri....