Raporti i OECD: Tregu ushqimor në Shqipëri thellësisht i varur nga importet që mbajnë çmimet të larta
Një analizë e publikuar nga Organisation for Economic Co-operation and Development (OECD) në edicionin Competition Policy in Eastern Europe and Central Asia hedh dritë mbi zhvillimet e tregjeve ushqimore në Shqipëri gjatë periudhës 2022–2025, duke evidentuar luhatjet e çmimeve, strukturën e tregut dhe rolin e institucioneve në mbrojtjen e konkurrencës dhe të konsumatorëve. Raporti thekson se produktet bazë të shportës ushqimore, si buka, mielli, vaji, orizi, sheqeri, vezët, frutat dhe perimet, përbëjnë segmentin më të ndjeshëm ndaj ndryshimeve të çmimeve dhe kanë ndikim të drejtpërdrejtë në inflacion dhe buxhetet familjare. Sipas artikulllit të OECD, tregjet ushqimore shqiptare u përballën me presion të fortë gjatë viteve 2022–2025, për shkak të pandemisë COVID-19, krizës energjetike dhe luftës në Ukrainë. Këto zhvillime sollën ndërprerje të zinxhirëve të furnizimit,...
Burimi:
gijotina.com