“Ramës i rrezikohet liria nga SPAK”, Kulluri: Mbrojtja e Ballukut e nxori zbuluar si hallka më e lartë…

“Ramës i rrezikohet liria nga SPAK”, Kulluri: Mbrojtja e Ballukut e nxori zbuluar si hallka më e lartë…

I ftuar në një studio televizive, analisti Edvin Kulluri ka analizuar valën e protestave masive kundër kryeministrit Edi Rama dhe kabinetit të tij, të cilat sot kanë hyrë në ditën e tyre të 68-të. Kulluri nëvizoi se revolta qytetare ka akumuluar arsyet e vërteta të pakënaqësisë shoqërore, ndërsa kërkesa për dorëheqjen e kreut të qeverisë është e vetmja rrugë për të nxjerrë vendin nga kriza e thellë politike. Sipas analistit, mobilizimi i qytetarëve në bashkitë që kundërshtojnë shkrirjen e tyre në kuadër të reformës së re territoriale dëshmon se kjo lëvizje nuk ka asnjë lidhje me pretendimet apo narrativat e përdorura nga maxhoranca gjatë këtyre 65 ditëve. Kulluri theksoi se sheshet e 15 bashkive që preken nga zhbërja e pushtetit vendor tashmë janë bashkuar në...