Rama sfidon hapur Erdoganin, pret në takim zv/kryeministrin e rajonit të Kurdistanit të Irakut, si vizita…
Një lëvizje e papritur gjeopolitike ka ndezur alarmet në prapaskenat e diplomacisë, teksa kryeministri Edi Rama ka sfiduar hapur “vëllamin” e tij, Presidentin turk, Rexhep Taip Erdogan. Në një akt të guximshëm që mbart peshë të madhe strategjike, Rama priti në zyrën e tij Zëvendëskryeministrin e Rajonit të Kurdistanit të Irakut, Qubad Talabani. Kjo vizitë e bujshme e një prej figurave që Ankaraja e konsideron historikisht si pjesë të “vijës së kuqe” dhe “armikut” të interesave të saj, rrezikon të shpërthejë një konflikt të paprecedentë mes Shqipërisë dhe Turqisë. Mungesa e detajeve zyrtare mbi takimin vetëm sa shton misterin dhe dyshimet se Tirana po luan një lojë të rrezikshme me marrëdhëniet pothuajse të papërfillshme që ka pasur deri më tani me këtë rajon. Ndërsa Rama...
Burimi:
sot.com.al