Rama reagon sërish për “gafën” e ministrit Hoxha, replikon me gazetarin që intervistoi kryediplomatin shqiptar dhe…

Rama reagon sërish për “gafën” e ministrit Hoxha, replikon me gazetarin që intervistoi kryediplomatin shqiptar dhe…

Intervista e dhënë prej ministrit të Jashtëm, Ferit Hoxha dy ditë më parë në “Euroactiv”, ka vijuar të sjellë përplasje edhe gjatë ditës së djeshme. Ka qenë kryeministri Edi Rama, ai i cili ka reaguar për herë të dytë përmes një postimi në “X”. Kujtojmë se bëhet fjalë për një deklaratë të dhënë nga ministri në lidhje me marrëveshjen Shqipëri-Itali, sa i përket emigranëtve, për këtë u deklarua si nga Hoxha dhe nga Rama se u keqkuptua. Ndërkohë në një artikull të postuar sërish, redaktori i Euroactiv ka shkruar se: “Për sqarim, ja çfarë më tha Hoxha, fjalë për fjalë: “Po ju them se pas pesë vitesh, sapo Shqipëria të anëtarësohet, kjo nuk është më ekstraterritoriale. Është territor i Bashkimit Evropian. Së pari, është për...